Testim | Volumi 1 | 2016
PAS MEDIAVE QE PUBLIKOJNE LAJME FALSE QENDRON SHIK-u
SKENDERBEU JETON DHE SOT Shkruar nga Skender Jashari
TV - Live Stream
The Albanian INSIDER NEWS
PAS MEDIAVE FALSE ESHTE SHIKu
Akuze e gazetarit Investigativ te pa varur Ja se cfar fshihet pas lajmeve false dhe kush fshihet pa tyre ......akuzon gazetari Investigativ. Vijon ne faqen 2
Prill
TV Channel
Shkruan: ERVJON CARA
simply ALBANIAN
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. Vijon ne faqen 3
The Albanian INSIDER NEWS Channel
TE PA VARUR NGA ASKUSH
ALBANIAN INSIDER NEWS CHANNELi SHKRIM NGA REFIK HASANI | The Albanian INSIDER NEWS Channel | 2017 FAQJA - 2
Akuze e gazetarit Investigativ te pa varur Ervjon Cara Ja se cfar fshihet pas lajmeve false dhe kush fshihet pa tyre ......akuzon gazetari Investigativ. KUJDES: FAKE NEWS ALERT Qarkullon nje faqe interneti qe tenton te hiqet me nenkuptime sikur eshte Zeri i Amerikes me emrin VOAL. VOAL nuk eshte Zeri i Amerikes. Eshte faqe interneti e menaxhuar nga Elida Bucpapaj. Elida Bucpapa para fare pak kohesh u be qellimshem shkak per nxitje urrejtjeje te verioreve te shqiperise ndaj gazetarit te pa varur Ervjon Cara teksa botoi nje shkrim fals te pa autorizuar prej tij , ne emer te tij, duke bere madje edhe nxitje urrejtjeje te verioreve te shqiperise ndaj gazetarit te pa varur Cara. Por cfar fshihet pas ketyre veprimeve satanike dhe kush egzaktesisht fshihet pas kesaj mediaje qe prodhon lajme false per te cilat aq shum flitet kete moment ne arenen nderkombetare nen emertimin FAKE NEWS. Elida Bucpapaj eshte bashkshortja e Flamur Bucpapajt i cili ka qene gazetar ne kohen e Enver Hoxhes dhe eshte akuzuar edhe si censurues i intervistes se Azem Hajdarit i cili dihet tashme qe u egzekutua me puc nga brenda sepse e konsideronin si kundershtar te frikshem te perbrendshem ne parti teksa ne ate kohe kur ndodhi ngjarja ne fjale ishte edhe drejtor i TVSH. Nje punonjes i sherbimit informativ kontaktoi dhe dha informate :normalisht te pa kunfirmuar" se vellai i Skender Bucpapajt, Flamur Bucpapaj, presidenti i grupit mediatik "Nacional" madje, ka qene edhe kuader ne sherbimin Informativ gjate kohes se frikshme te udheheqjes se Sherbimit Informativ nga bashkim Gazidede dhe specifikisht gjate kohes kur DREJTOR i ANALIZES SE SHERBIMIT INFORMATIV ishte Gjin lazer Marku, nje i kapur "MAT" nga gazetari Investigativ i pa varur Ervjon Cara teksa Marku kryente veprime jashtzakonisht te renda te pa ligjshme duke dhene me mijera dokumenta te falsifikuara prej organizates se tij mafioze kriminale te maskuar nen emrin "Komiteti i Pajtimit Marekombetar" perfshire edhe organizimin mafioz te nxitjes se urrejtjes per te maskuar krimet e ardhshme te planifikuar prej tij dhe organizates se tij kriminale ndaj gazetave me te njohura Kosovare dhe Shqiptare dhe ndaj shum gazetareve te njohur ne pergjithesi por edhe ndaj disave specifikisht te cilet ata i kane jashtzakonisht shum frike. Natyrisht qe informacioni se Flamur Bucpapaj ka qene kuader ne SHIKun e Gazidedes ne kohen kur Gjin Marku ishte Drejtor i Analizes se SHIKut mund te jete informacion i rreme por koha ka treguar qe ku ka tym ka shum probabilitete qe te kete edhe zjarr packa se mund te jete edhe ndonje "Tymhedhese" nga ato qe krijojne turbullire qe te mos duket se cfar ndodh teksa ujqerit shqyejne delet por kjo eshte gje qe sistemohet lehtesisht. Gazetari i pa varur Ervjon Cara u thirr si deshmimtar i mbrojtur nga shteti shqiptar ne gjyqin kundra kreut te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar Gjin Lazer Marku te drejtuar nga gjyqtare Ardiana Beraj per te deshmuar per regjistrimet qe ai beri ne fshehtesi nga brenda zyres se Gjin Markut. Regjistrimet u dorezuan ne Drejtorine Policise se Tiranes dhe pas nje lufte te gjate ligjore per ta mbyllur dhe "heshtur" kete ceshtje..kembengulja e Sistemi te Identifikimit te Personave ne Kerkim TIMS dhe kembenguljes se zyrtareve te shkelqyer te sektoreve te Krimit Ekonomik u be e mundur qe pas disa vitesh qe kur ceshtja doli per here te pare ne mediat e njohura shqiptare dhe si fillim ne Gazeten Shqiptare e me pas deri edhe ne televizione te huaja ne Gjermani dhe ne France te nisi gjyqi kundra Gjin Lazer Markut. Teksa gaztari Investigativ Ervjon Cara u paraqit ne gjyq Gjin Marku nuk u paraqit ne thirrjen per gjykimin e tij ne gjykaten penale 2 here rradhazi dhe heren e trete ishte gati te pranonte edhe gjykimin e shkurtuar te tij , gje kjo qe tregon qarte se kishte pranuar fajesine e ceshtjes por ne momentet e fundit teksa paraqitej i mbrojtur nga nje avokat i cili u akuzua ne gjyq edhe nga prokurori i ceshtjes para trupit gjykues si bashkepunetor i diktuar prej prokuroreve ne punet e piseta te Gjin Markut ai terhoqi kerkesen per gjykim te pershpejtuar duke terhequr ne momentin e fundit teksa nisi prej disa sekondash gjykimi i tij edhe kerkesen per gjykim te pershpejtuar duke ri menduar edhe ceshtjen e fajesise. Pra duke u terhequr momentin e fundit te pranoje se ishte fajtor dhe se pranonte gjykim te pershpejtuar. Gjin lazer Marku, ish drejtori i SHIKut famekeq te Bashkim Gazidedes ishte akuzuar edhe 1 vit me pare se gazetari i pa varur Investigativ Ervjon Cara edhe nga nje gazetare tjeter investigative. Nje gazetare e emisionit televiziv te njohur investigativ FIKS FARE te Top Channel dhe ishte kercenuar me jete edhe ajo njesoj si gazetari Ervjon Cara e cila sipas informacioneve te pa konfirmuara kishte qene edhe e dashura e nje drejtori te Departamentit te Informacionit te Top Channel. Me sa duket kercenimet e jeteve te gazetareve investigative nga Gjin Lazer Marku nuk jane gje e re por dicka e bere ne menyre sistematike. Pa dyshim qe keta njerez qe kane kryer shum krime si gjate kohes se komunizmit ashtu edhe gjate kesaj kohe pseudodemokracie kane shum arsye te kercenojne jetet e gazetareve investigative. Gjin Marku dhe punonjesit e organizates se tij kriminale te maskuar si Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar jane akuzuar ne menyre te pa reshtur nga shum organe akuzash dhe organe te rendit te Shqiperise dhe vendeve te ndryshme te botes per falsifikim dokumentacionesh per azile politike por dikush ne gjykaten penale kujdeset ne menyre te vazhdueshme ti nxjerri vazhdimisht te pa fajshem. Arrestimet e krereve te "Pajtimeve te Gjakrave" nuk jane gje e re per mediat shqiptare dhe te huaja. Ata jane tashme nje problem nderkombetar. Heren e fundit Gjin Marku u gjykua nga nje trup gjykues qe shfajesoi edhe vrasesit e 21 janarit famekeq te te vrareve drejtperdrejt nga njerezit e punesuar prej klaneve te Sali Berishes njesoj si edhe ky tjeter i punesuar edhe ne SHIKun e Gazidedes po prej Sali Berishes qe bejne pjese ne te njejtin klan kriminal dhe shfajesohen pafundesisht. Ervjon Cara gjithsesi eshte nje rast i rralle i cili eshte kallzuar me shkrim dhe goje ne Prokurorine e Tiranes si nje rast kur ne moshe shum te hershme punonjesit e sherbimit Informativ te udhehequr perseri nga i njejti person, Gjin Lazer Marku, eshte torturuar ne shtepine e tij nga vet Gjin Lazer Marku kur sistemi titalitar komunist nuk kishte rene ende. Akuza me shkrim ne prokurori thote tekstualisht. U torturova nga duart e Gjin Markut brenda ne shtepine time ne prezencen e prinderve te mi dhe me bekimin e firmen e tyre me akuzen e perkrahjes se luftes kundra "Grushtit te Shtetit" qe ish ministri i mbrojtjes se asaj kohe Kico Mustaqi beri ne menyre te deshtuar. Praktikisht behet fjale per nje persekutim te organizuar kriminal nga ish punonjesit e SHIKut te komunizmit qe kaluan edhe ne ragje te larta te SHIKut demokrat te diteve te para te demokracise me ndihmen e sherbimeve te huaja sekrete. Gazetari i pa varur investigativ Ervjon Cara ka akuzuar gjithashtu edhe me shkrim ne prokurorine e Tiranes te njejtin njeri Gjin Lazer Markun edhe per vrasjen e paralajmeruar prej tij te nje 13.5 vjecari me emrin Spartak Deliu i cili sot ka lapidar 30 metra larg xhamise Dine Hoxha ne Tirane , vendi ku edhe u qellua me snajper nga snajperat e qeverise pas mbeshtetjes se shokut te tij te femijerise gazetarit Ervjon Cara teksa luftonin kundra tankeve qe shqyen muret e shkolles se bashkuar te Oficereve ne Tirane kur dolen dhe vrane deri edhe bebe te vogla ne duart e nenave ne zonen perreth mureve te shkolles se bashkuar te Oficereve qe ne ate kohe mbante emrin Enver Hoxha. Ata jane i njejti klan. I njejti klan ne te cilin ben pjese edhe ai qe sot kemi per president qe ne ate kohe e pame te dali edhe ne Televizionin Publik Shqiptar dhe ishte pjese perberese e Shkolles se bashkuar te Oficereve Enver Hoxha. Pretendimi se presidenti yne i sotem ishte pjese perberese nje klani oficeresh qe nga brenda Shkolles se bashkuar te Oficereve luftuan kundra vet Shkolles se Bashkuar te Oficereve eshte nje falsitet monstruoz i konstruktuar dhe i mirembajtur me shantazhe e presione ndaj gazetareve nga egzaktesisht i njejti klan kriminal qe sot kanos deshmimtaret e asaj kohe dhe asaj lufte. Gazetari i pa varur Ervjon Cara gjithashtu ka akuzuar me shkrim ne prokrori te njejtin njeri edhe per vrasjen gjithashtu te paralajmeruar edhe te nje figure legjendare te sportit shqiptar. Behet fjale per peshengritesin e famshem shqiptar, rrekordmen boteror, Aleksander Kondon, i cili ishte ne ate kohe i fejuari i motres se vogel te nenes se gazetarit. Para fare pak kohesh VOAL duke tentuar te paraqitet si VOA kishte nisur edhe te publikonte edhe video ku Gjin Marku dukej si hero nderkohe qe videot ishin pronesi dhe produksion vetjak investigativ i gazetarit te pa varur investigativ Ervjon Cara dhe ne fakt ishin video te prodhuara gjate investigimeve me metodat e zakonshme te njohura qe gazetaret investigative me shum veshtiresi dhe profesionalitet perdorin. Videot ishin riprodhuar te montuara ne te tille menyre qe Gjin Marku madje edhe te dukej si nje "Hero i faljes se gjakrave" te gjakmarrjes. Edhe kush. Egzatesisht ai njeri qe ka futur ne hasmeri vet gazetarin ne fjale dhe kushedi se sa bij e bija nenash me vete familjet e tyre. Videot u raportuan ne YOUTUBE dhe u hoqen duke vene ne rrezik serjoz egzistencen e Accountit te Youtube ne fjale dhe kjo acaroi bashkshorten e Skender Bucpapajt e cila vendosi te hakmerret duke publikuar nje lajm fals per gazetarin Ervjon Cara te montuar ne te tille menyre qe te nxitet urrejtja e verioreve shqiptare ndaj gazetarit Investigativ qe me sa duket prej kohesh ka nisur te nxjerri me shum profesionalizem te larte te "Pa larat" e SHIKsave te ndotur me krime monstruoze, lajm ky te cilin me pas e hoqi me urgjence te madhe pasi u informua dhe ju kerkua prej Ervjonit te kontaktoje me prokurore Truten e ceshtjes se te implikuarve ne fjale dhe madje nga gazetari investigativ Ervjon Cara edhe ju dha numri i saj i telefonit qe te komunikoje me te. Eshte mese e dukshme qe lajmi fals i manifakturuar me shum delikatese nga Elida Bucpapaj synonte ti paraprinte ndonje vrasjeje te mundshme te gazetarit nga vet Gjin Marku i cili para fare pak kohesh u regjistrua nga kamerat e Bankes Raffeisen Bank dhe u denoncua ne organet e rendit zyrtarisht ne mes te sheshit 21 Dhjetori ne Tirane duke u kanosur me jete nga Gjin Lazer Marku. Nje vrasje e cila me pas do dukej si nje vrasje e motivuar nga fjalet e shkruara ne gazeten e Elida Bucpapajt VOAL ku dukej qarte se theksohej nje nxitje urrejtjeje e verioreve shqiptare ndaj ketij gazetari te guximshem investigativ. Me sa duket Elida Bucpapaj duke tentuar te hakmeret per luften midis gazetareve investigative dhe viktima te persekutuesve te SHIKut komunist qe me sa duket pjese e te cileve eshte edhe vet si familjare e afert e tyre ka vendosur te mbaje anen e SHIKsave te komunizmit qe sot operojne ne formen e organizatave kriminale te maskuara nen emra shoqatash false per te justifikuar organizimin dhe grupimin e tyre dhe sodomos edhe te ardhurat e frikshme te perfituara kryesisht nga leshimi i dokumenteve te falsifikuara per azile politike qe po behen edhe shkas jashtzakonisht shum i rendesishem e vendimtar per moshyrjen e Shqiperise ne BE. 17.Janar 2017
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX Rahovica në përvjetorin e terrorit të Serbisë mbi fëmijë! | The Albanian INSIDER NEWS Channel | 2017 FAQJA - 3
Shkruar nga Skender Jashari
SKENDERBEU JETON DHE SOT
Si sot, më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në amshim, por për të mos vdekur kurrë, në Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë njerëzimit liridashës! Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh Shqiptarë. Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi. Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur. Ushtarët osman eshtrat e tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte aftësinë e Bilokacionit( në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte! Bota perëndimore e personifikoi që në kohën sa ishte gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e të Krishterit shembull për të rezistu pushtimit Osman-islam! Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6, 9, 11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme historike, ndryshojnë dhe datat), duke mbaru shkollimin ushtarak, përmes së cilës arriti deri në hierarki të larta ushtarake Osmane, duke u dallu gjithëherë nëpër fushëbeteja! Gjergj Kastrioti, shërbeu në Perandorinë Osmane në vitet 1423 deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga beteja e Nishit, u kthy me 300 kalorës Shqiptarë, për t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë Shqipërinë e Bashkuar! Skenderbeu, gëzoi titullin e Zotit të Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë! Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror! Me kthimin e tij, duke marr kështjellat e Krujës, pastaj edhe të Sopotnicës-“Svetigradit” dhe Modricës, e në vazhdimsi duke mbrojtur suksesshëm gjitha trojet Shqiptare, madje edhe më gjerë, duke i ardhur në ndihmë, si aleat edhe princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë si kundër Perandorisë Osmane ashtu dhe kundër armiqëve të aleatëve! Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë, bashkoi fiset Shqiptare, të njohur si Besëlidhja e Lezhës - që edhe në ditët e sotme mbetet inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë! Për 25 vjet, nga 1443-1468, luftoi duke komandu ushtrinë e Lavdishme Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për përgatitjen dhe profesionalizmin e tyre), duke fitu kundër ushtrive osmane që varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos saj edhe të furnizuar me armë dhe paisje të kohës. Duke fillu nga beteja e parë e Torviollit më 29 qershor 1444( ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar nga Betejat tjera të lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet ushtarake në Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe nëpër vende të tjera të Ballkanit( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj). Pra Shqiptarët në kohën e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin : 1. Kundër superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër e kishte mposhtur-por jo Shqipërinë; 2. Kundër Venedikut, po ashtu një fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër Venedikasve dhe Osmanve; 3. Luftimet në Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij; 4. Luftoi kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si nacionalitet i ndarë!). Vlen të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën, duke pushtu Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzu në pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të kalu Otrantin për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij( si i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në Rrethimin e II të Krujës-e që Europa shpëtoi nga Lufta Heroike e Kombit Shqiptarë! Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë Shqiptarë kurrë nuk e harroi këtë Simbol që Identifikon Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë do na prijë Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë! Pas kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit, Luftarët Shqiptarë, mbetën jetim, pa krahun e atij që fitonte çdo betejë- por vazhduan ende rrugën e tij! Masivisht ikën për në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë Arbreshë! Më vitin 1474, sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse Luftarët Shqiptarë, ishin shembullorët më të mirë të figurës së Gjergj Kastriotit. Pas dy vitesh, 1476 sërish i kthehet Perandoria Osmane Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi Shqiptarët, sa që u kriju më 1477 një ushtri e përbashkët Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të dhënë pas plaçkës së luftës( siç duket gabimi taktik i komandimit), bëri që të riorganizohen trupat osmane dhe të korrnin fitore nga humbja e tyre! Ndërsa në pranverën e vitit 1478, trupa të freskëta osmane vërshuan mbi tokat Shqiptare, ku më 14 maj rrethuan Shkodrën, e që u përforcuan në vazhdimsi me trupa të reja të ardhura nga Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe bejler të tjerë të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftarët Shqiptarë të Kështjellës së Krujës, mbetën pa ushqime, gjë që u detyruan të dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga vendi! Osmanët nuk e mbajtën fjalën, pos venecianve, të gjithë Shqiptarët u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e tyre u bënë skllevër. Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë, që për një muaj vazhdimisht kanë shkrepur projektil mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe tërë armatimin e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane, Luftarët Shqiptarë jo vetëm të Shkodrës por edhe të rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për t’a mposht Rozafën, përdori taktikën e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj, arriti të pushtoj pa rezistencën Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi( Cërnojeviqi). Më 25 janar 1479, me marrëveshjen Venedik-Stamboll, Shkodra kalonte në duart e këtyre të fundit, kurse më 25 prill ushtritë osmane hynë në Shkodër. Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë. Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët formuam Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të Gjergj Kastriotit, uroj që të Çlirohemi Shpirtërisht nga robëria Osmane, të sjellur nga feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte Atdheun! Derisa ishim dhe jemi në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e Osmanve, e sllavëve( Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën robërinë e Shpirtit të Lirë e të Shenjtë të Shqiptarve, nuk patëm shtet, e nuk patëm gjë! E bekuar qoftë Shqipëria( me gjitha trojet tona)! Më:17.01.2017 Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.